Tensionet Kosovë-Serbi, reagon Rama: Mbështesin planin Franko-Gjerman, duhet dialog i palodhur

7 November 2022, 16:44Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Tensionet Kosovë-Serbi, reagon Rama: Mbështesin planin Franko-Gjerman,
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas situatës së tensionuar në veri të Kosovës pas largimeve masive të serbëve nga institucionet e Kosovës dhe dorëheqjes së kryetarëve të komunave serbe dhe daljes nga Kuvendi të deputetëve të Listës Serbe.

Në një postim në Twitter, Rama shkruan se mbështet plotësisht idenë themelore të planit Franko-Gjerman për vetëpërmbajtje dhe dialog dhe qendrimet e ShBA-BE.

Sipas kreut të qeverisë shqiptare, autoritetet e Kosovës kanë të drejtë të kenë rezerva për Asosacionin e Komunave Serbe, por situata e krijuar mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut.

"Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe DIALOG Kosovë-Serbi.

Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një DIALOG I PALODHUR me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!" shkruan Rama.


Video