Julian Deda thumbon PD-në: E mora vesh nga rrjetet sociale që jam në garë për Tiranën

7 November 2022, 16:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Julian Deda thumbon PD-në: E mora vesh nga rrjetet sociale që jam
Julian Deda

Partia Demokratike njoftoi sot mbylljen e afatit të aplikimeve dhe zyrtarizoi 7 kandidatura për primaret për Bashkinë er Tiranës për zgjedhjet e ardhshme lokale që mbahen më 14 Maj.

Mes 7 emrave, ishte dhe ai i aktorit Julian Deda, por ky i fundit duket se nuk ka qenë fare në dijeni të emrit të tij si kandidat në primare. Këtë gjë e ka bërë me dije vetyë Deda përmes një postimi në rrjetet sociale dhe siç duket ai është propozuar nga baza.

Deda thotë se emrin e tij si kandidat në primaret e Tiranës e ka marrë vesh vetëm pak momente më parë teksa po lëvizte me makinë në kryeqytet.

"Ja, ketu e mora lajmin qe jam kandidat ne primaret e PD, per Tiranen, ne mes te trafikut, te pluhurit dhe te zhurmave, qe tani e tutje do ti quajme erionizim, qe i eshte bere Tiranes ne keto vite.
Falenderoj nga zemra çdo demokrat, ne secilen dege te Tiranes, qe ka propozuar emrin tim ne keto primare teper te rendesishme. Tashme ne PD, jo vetem lexohet çdo vote, por degjohet çdo propozim i anetareve te saj.
Le ti japim primareve rendesine qe meritojne, le te dale prej kesaj risie vetem me i miri, me i votuari. Suksese te gjitheve...!" shkruan Deda.


Video