Deputetja e PD: Në Universitetin e Shkodrës rrezikohet hapja e studimeve të doktoraturës në Ekonomi

7 November 2022, 08:37Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetja e PD: Në Universitetin e Shkodrës rrezikohet hapja e
Greta Bardeli Gjoni

Deputetja e PD Greta Bardeli Gjoni ka denoncuar përmes një postimi në facebook se në Universitetin Luigj Gurakuqi rrezikohet hapja e ciklit të tretë të studimeve që është një program doktoral për Ekonomi dhe Biznes të qëndrueshëm.

Sipas deputetes projekti financohet nga fondet e BE dhe për moszbatimin e tij brenda afateve të caktuara dikush duhet të mbajë përgjegjësi.

Si deputete e Shkodrës shpreh shqetësimin e thellë për situatën më të fundit në Universitetin e Shkodrës. Me këtë rast studentet,stafi akademik ashtu sikurse dhe opinioni publik ka të drejtë të dinë nga përgjegjësit direkt:

Cilat janë arsyet që Universiteti "Luigj Gurakuqi" rrezikon hapjen e ciklit të tretë të studimeve (program doktoral), "Ekonomi dhe turizëm i qëndrueshëm" në Fakultetin Ekonomik, i fituar dy vite më parë në një projekt Erasmus + MARDS ?

 Kush do të mbajë pergjegjësi nga mos zbatimi i tij brenda afateve të kërkuara nga projekti që financohet nga fondet e BE ?

Nëse situata nuk zgjidhet sa më parë penalizimi për Universitetin do të jetë një njollë e rëndë për Shkodrën!

Deputetja e PD: Në Universitetin e Shkodrës rrezikohet hapja e


Video