Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i cili njet për batutat e këndshme, këtë herë ka thumbuar kolegët e tij.
I ftuar në emisionin “Stay Tuned”, Korreshi është shprehur se sheh një mungesë dëshire nga kolegët e tij për të paguar në lokale. Sipas deputeti, shumica e kolegëve të tij “harrojnë” të marrin portofolin.
“Harrojnë të paguajnë. Deri te kafja në Parlament që është 60 lekë, jemi në rregull. Jeta e politikanit të detyron të ulesh në shumë tavolina, dhe ta bësh si këta kolegët që harrojnë të marrin portofol, njerëzit ta mbajnë mend dhe thonë që 'erdhi ky që nuk paguan lekë'", ka thënë Korreshi.