Berisha zbulon orën, ja kur do të nisë protesta e 12 nëntorit

5 November 2022, 12:27Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Berisha zbulon orën, ja kur do të nisë protesta e 12
Në foto: Sali Berisha

Kryetari i PD-së, Sali Berisha fton shqiptarët të bashkohen në protetën që do të organizohet më 12 nëntor ora 16:00

“Ju ftoj të gjithë të bashkohemi në protestën më të fuqishme që ka njohur vendi ndonjë here” tha Berisha gjatë bashkëbisedimit me ndjekësit online.

Në prag të primareve Berisha ftoi të rinjtë, në mënyrë të veçantë zonjat, zonjushat, të rinjtë dhe përfaqësuesit nga emigracioni të bashkohen në këtë garë.

“Unë e di që ka pasur zemërthyer dhe kritika me primaret, por nuk jam tërhequr dhe nuk tërhiqem. Sepse ato kufizojnë pushtetin tuaj dhe ju japin ju pushtet”, tha Berisha.

 


Video