VIDEO/ Këlliçi e thotë prapë që nuk është i ardhur në Tiranë, dy gazetarët: Kjo është mendësi përçmuese

4 November 2022, 14:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
VIDEO/ Këlliçi e thotë prapë që nuk është i
Belind Këlliçi

Kandidati për primaret e PD në Tiranë, Belind Këlliçi, është vënë sërish në qendër të akuzave lidhur me deklaratën e tij paragjykuese kundër të ardhurve në kryeqytet. I ftuar dje në emisionin “Opinion”, Blendi Fevziu i kërkoi sqarime Këlliçit për deklaratën e bërë disa ditë më parë, kurse gazetari Mentor Kikia i kujtoi se edhe në Britaninë e Madhe, kryeministri i ri, Sunak është i ardhur nga India. Fevziu e cilësoi mendësi përçmuese etiketimin që Këlliçi i ka bërë qytetarëve të ardhur në kryeqytet nga qytetet e tjera.

Por, ndërkaq në sqarim e sipër, Këlliçi deklaroi sërish se nuk është i ardhur në Tiranë.

Debati:

Fevziu: Këlliçi, meqë i përmendëm foton me pronarin e inceneratorëve Bogdanit, kemi edhe deklaratën tuaj se “Unë nuk jam i ardhur në Tiranë”. Ta përmenda në fillim të emisionit, ndaj dua një sqarim për këtë sepse praktikisht, në një qytet sot me ndoshta 1 milionë banorë, pjesa autoktone është ndoshta 30 mijë…

Kikia: Një i ardhur u bë kryeministër në Britani mo…

Fevziu: Sot një person u bë kryeministër në Britani, një fëmijë emigrantësh…

Këlliçi: Unë kam qenë i ftuar në një emision para një jave dhe jam pyetur a jam shok me Veliajn dhe sigurisht, në shpjegimin tim, kam thënë që nuk kam as moshën e tij, nuk jam as një brez, nuk kam shkuar në shkollë me të, as kam qenë kurrë afër me të dhe s’kam qenë as në rininë time i ardhur në asnjë qytet me të, as unë nuk kam asnjë pikëprerje me të.

Kikia: Çfarë do të thotë i ardhur….

Këlliçi: Sepse ai ka ardhur në Tiranë

Kikia: Edhe…

Fevziu: Çfarë do të thotë?

Këlliçi: Nuk kam qenë as në rininë time me të mo, diku tjetër…

Fevziu: Çështja e ardhjes është një lloj mendësie, që në fakt është një mendësi gjysmë përçmuese.

 


Video