“Erlaaaa”! Andi Bushati acarohet dhe tremb moderatoren live në emision (VIDEO)

3 November 2022, 23:21Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Erlaaaa”! Andi Bushati acarohet dhe tremb moderatoren live në
Andi Bushati acarohet dhe tremb Erla Mehillin

Një incident, që më pas është kaluar me të qeshura, ka ndodhur në emisionin “Now” në Euronews Albania.

Në momentin që analisti Andi Bushati po debatonte me nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku, për ndërtimin e kullave në Tiranë, ka ndërhyrë moderatorja Erla Mëhilli, gjë e cila e ka tensionuar analistin.

Pikërisht në këtë moment Bushati ka ngritur tonin e zërit, aq sa ka  trembur dhe moderatoren Mëhilli.

Bushati: Erlaaa!

Erla Mëhilli: Ok, dakord e kuptova që nuk duhet të ndërhyjë.

Ndërkohë nga të ftuarit e tjerë momenti është pritur me të qeshur.


Video