
Kryeministri Edi Rama është shprehur se nënshkrimi i 3 marrëveshjeve në samitin e Berlinit, në kuadër të Open Balkan “e priste e padurim” dhe u arrit pasi kancelari gjerman Olaf Scholz “punoi shumë fort për ti bindur të gjithë ti nënshkruanin”.
“Nuk mund të mos theksoj se këto marrëveshje i prisnim me padurim prej 2-3 vitesh, ishin të bllokuara. Kancelari punoi shumë fort për ti bindur të gjithë ti nënshkruanin. Sot patëm 3 nënshkrime në kuadër të Open Balkan.
Të gjithë janë të përfshirë në kuadër të këtyre marrëveshjeve, tingëllon e çuditshme dhe mënjanuese për popullin e Kosovës, që s’mund të lëvizim lirshëm në BE”, tha Rama.
Marrëveshja mbi lëvizjen e lirë me karta identiteti në Ballkanin Perëndimor
Marrëveshja mbi njohjen e diplomave të Arsimit të Lartë në Ballkanin Perëndimor
Marrëveshja për njohjen e kualifikimeve profesionale të mjekëve, dentistëve, arkitektëve në kontekstin e marrëveshjes për tregtinë e lirë në Europën Qendrore