
Monika Kryemadhi nuk do të ketë asnjë post drejtues në Partinë e Lirisë përveç asaj të anëtares së Kryesisë. Silva Caka shpalli sot rezultatet për kryesinë e e re të kësaj partie dalë nga Konventa Kombëtare që u mbajt të shtunën e kaluar.
Përbërja e Partisë së Lirisë:
Kryetar: Ilir Meta
Sekretar i Përgjithshëm: Tedi Blushi
Zv/ kryetar: Agim Nesho
Nënkryetar: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Endri Braimllari dhe Floida Kërpaçi. Ndërkohë kryesia përbëhet nga 25 anëtarë pjesë e të cilës do të jetë Monika Kryemadhi.
Këto ishin emërime të Metës edhe kur ndryshoi emrin e partisë nga LSI në Partia e Lirisë, të njëjtët emra janë zgjedhur ne poste drejtuesish. Duket se edhe votuesit e Partisë së Lirisë nuk ja kanë prishur kryeatarit dhe i kanë votuar në një mendje me Ilir Metën.