Kryeministri Edi Rama ka qenë ditët e fundit për një vizitë dy ditore në Qarkun e Korçës, ku është ndalur më konkretisht në Bashkinë e Korçës dhe atë të Kolonjës.
Normalisht, me kryeministrin në krah, kryebashkiaku i Korçës Sotiraq Filo ka rritur dhe numrin e postimeve në rrjetet sociale për shkak të aktiviteteve të shumta, por duket se nuk ka mbetur i kënaqur nga numri i pëlqimeve që ka marrë tek postimet e tij.
Në disa mesazhe në një grup Whats App-i, të shpërndarë me foto në rrjetet sociale, Sotiraq Filo, nëpërmjet njerëzve të tij duke detyruara administratën t'i pëlqejnë të gjitha postimet.
Madje administrata edhe kërcënohet drejtpërdrejt, ku në mesaszh theksohet: "Postimet e Raqit kanë shumë pak Like, kështu që janë të identifikueshëm ata që nuk e kanë bërë. Ju lutem koordinatorëbe t'ja u përcjellin këtë gjë punonjësve.".
