Të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës, Bashkia Krujë merr në dorëzim 150 shtëpi të reja

31 July 2025, 21:10Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Të dëmtuara nga tërmeti i 2019-ës, Bashkia Krujë merr

Në mbledhjen e sotme, Këshilli i Ministrave vendosi kalimin te Bashkia Krujë të 150 njësive individuale të banimit, që do t’i shpërndahen familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntor 2019, në kuadër të procesit të "Rindërtimit".

VKM:

V E N D I M PËR KALIMIN TE BASHKIA KRUJË TË NJËSIVE INDIVIDUALE TË BANIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 6, të nenit 20, të aktit normativ nr.9, datë 16.12.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për përballimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore”, miratuar me ligjin nr.97/2019, me propozimin e Zëvendëskryeministrit dhe ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

1. Kalimin te Bashkia Krujë të 150 (njëqind e pesëdhjetë) njësive individuale të banimit, përkatësisht, sipas listës së inventarit, që i bashkëlidhet këtij vendimi.

2. Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe Bashkia Krujë për zbatimin e këtij vendimi.

     Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet  në “Fletoren zyrtare”.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

Në mungesë dhe me porosi

ZËVENDËSKRYEMINISTRI

BELINDA BALLUKU


Video