Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Adela Demetja do të jetë drejtoresha e re e Galerisë Kombëtare të Arteve. Vendimi është marrë sot në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Demetja është kuratore dhe artistja e parë femër që ka përfaqësuar më herët Shqipërinë në Bienalen e Venecias.
VENDIMI:
V E N D I M PËR EMËRIMIN NË DETYRË TË DREJTORIT TË GALERISË KOMBËTARE TË ARTEVE
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 9, të ligjit nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Këshilli i Ministrave
V E N D O S I:
Znj. Adela Demetja emërohet drejtor i Galerisë Kombëtare të Arteve.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.