DOKUMENTI/ Kontrata 6 milionë USD me PD, LETRA për DASH: Hiqini statusin ‘non grata’ Sali Berishës!

31 July 2025, 12:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
DOKUMENTI/ Kontrata 6 milionë USD me PD, LETRA për DASH: Hiqini
Sali Berisha

Në një dokument prej 23 faqesh, të cilin VoxNews e disponon, thuhet që në hyrje të tij se përcaktimi i Berishës si person ‘non grata’ dëmtoi politikën e jashme amerikane.

Continental Strategy vijon më tej argumentet e saj duke thënë se heqja e këtij përcaktimi për liderin e opozitës duhet bërë edhe për faktin se Berisha tani nuk është më një politikan aktiv.

“Shpallja sipas nenit 7031(c) e ish-Presidentit dhe ish-Kryeministrit të Shqipërisë, Sali Berisha, duhet të hiqet menjëherë. Kjo shpallje ishte e motivuar politikisht, pa bazë faktike, dëmtoi interesat e politikës së jashtme të SHBA-së dhe kontribuoi në përkeqësimin e situatës në Shqipëri, që sot kritikët e përshkruajnë si një “shtet-narkotik”. Ndërsa demokracia në Shqipëri është nën kërcënim serioz dhe Berisha nuk është më një figurë aktive politike, heqja e shpalljes do të rikthente neutralitetin dhe besueshmërinë amerikane në rajon”, thuhet në materialin e hartuar nga kompania lobuese amerikane.

Sipas dokumentit të siguruar nga VoxNews, ish-diplomati amerikan Jonathan Moore citon se “sanksionet janë vendosur pa asnjë evidencë, vetëm mbi bazë zërash”.

Lobimi shkon më tej, duke pretenduar se qeveria e Edi Ramës ka lidhje me rrjete kriminale ndërkombëtare, përfshirë kartelin e Sinaloas në Meksikë, ndërkohë që Berisha portretizohet si një lider historikisht pro-amerikan, pa asnjë precedent penal.

Raporti kërkon që Sekretari i Shtetit Marco Rubio ta anulojë vendimin e paraardhësit të tij Antony Blinken, duke argumentuar se kjo do të ishte në përputhje me interesin kombëtar amerikan dhe me axhendën e administratës Trump për të “ndalur politizimin e sanksioneve”.

Kompania lobuese ngre gjithashtu akuza ndaj USAID dhe rrjeteve të financuara nga George Soros, duke pretenduar se reforma në drejtësi është përdorur si “armë politike” kundër opozitës në Shqipëri./VoxNews


Video