EMRAT/ Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë Tiranë, ja kush i zëvendëson!

31 July 2025, 11:00Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
EMRAT/ Japin dorëheqjen 4 nënkryetarët e Bashkisë
Nënkryetarët e rinj: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri dhe Vasilika Vjero

Katër nënkryetarë të Bashkisë Tiranë kanë dhënë dorëheqjen nga detyra, rreth 6 muaj pas vendosjes në pranga të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Nënkryetarët e dorëhequr janë Frida Pashako, Keti Luarasi, Andi Seferi dhe Jonida Halili.

Ministrja Ogerta Manastirliu prezantoi këtë të enjte katër nënkryetarët e rinj të Bashkisë Tiranë: Ilir Mengra, Blendi Sula, Gentian Keri  dhe Vasilika Vjero.

Ndërkohë, janë caktuar detyrat që do të ketë secili:

Ilir Mengra –  për punët publike

Vasilika Vjero – financat, zhvillimin ekonomik

Blendi Sula – territorin dhe menaxhimin e zhvillimit rural

Gentian Keri – në administatën e Bashkisë Tiranë

Nga ana tjetër, Anuela Ristani vijon të delegojë firmën e kryebashkiakut Erion Veliaj, që ndodhet në burgun e Durrësit.

 


Video