Sot raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki, shtyhet gara në Fushë-Arrëz

11 December 2022, 09:18Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki,

Sot PD e Berishës do të zhvillojë raundin e dytë të primareve në 5 bashki të vendit për të përcaktuar fituesin, që do të jetë kandidati zyrtar për garën e zgjedhjeve vendore të 14 majit.

Janë 6 bashkitë që shkuan në balotazh por gara në Fushë-Arrëz është shtyrë për një datë tjetër. PD e Berishës ka njoftuar se nesër ka zgjedhje në Mat, Dibër, Fier, Mirditë dhe Librazhd.

Kujtojmë se nga 9 bashki që kaluan në balotazh, 6 do të zhvillojnë zgjedhjet, ndërsa në 3 të tjera gjatë javës 1 nga rivalët u tërhoq.

Sot raundi i dytë i Primareve të Berishës në 5 bashki,


Video