Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thyer heshtjen sonte, duke reaguar për situatën e tensionuar në veri të Kosovës. Por dhe Basha, ashtu si Sali Berisha, nuk ka dhënë asnjë deklaratë për skandalin e rëndë të ish-ministrit socialist Arben Ahmetaj.
Në një kallëzim të depozituar të premten në SPAK nga gazetari Adriatik Doçi, akuzohen dy prokurorët Klodian Braho dhe Eneid Nakuçi që po hetojnë dosjen e inceneratorëve se kanë fshehur provat të cilat fajësonin ish-zëvendëskryeministrin Ahmetaj.
Sipas kallëzimit, Zoto kishte paguar disa hotele luksoze jashtë vendit në të cilat ka qëndruar Ahmetaj.
Por në lidhje me këtë skandal Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike e Rithemelimit, deri më tani e kanë kyçur gojën. Së fundmi edhe Lulzim Basha.