Dy festa për 32 vjetorin e PD, në dy hotele të ndryshme: Alibeaj paradite, Berisha pasdite

10 December 2022, 23:09Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Dy festa për 32 vjetorin e PD, në dy hotele të ndryshme: Alibeaj
Sali Berisha dhe Enkelejd Alibeaj

Të dielën Partia Demokratike ka ditëlindjen. Ky është viti i dytë që festa e themelimit të partisë së parë opozitare në vend 32 vite më parë i gjen demokratët të ndarë.

Të dyja palët njoftojnë për festë. Enkelejd Alibeaj, që nuk ka seli, por prezantohet si kryetar i komanduar i PD-së që pas dorëheqjes së Lulzim Bashës njofton për një takim festiv në hotel Tirana në orën 11.00 të paradites.

Dy festa për 32 vjetorin e PD, në dy hotele të ndryshme: Alibeaj
Ftesa e shpërndarë nga Alibeaj

Pak me herët se të dilte ky njoftim në Facebook nga stafi i Alibeajt, Sali Berisha ndau ftesat për ceremoninë përkujtimore të 32 vjetorit të themelimit të forcës së parë opozitare në Shqipëri në orën 18.00 në Hotel Rogner.

Dy festa për 32 vjetorin e PD, në dy hotele të ndryshme: Alibeaj
Ftesa e shpërndare nga zyra e PD

Paralelisht, si Alibeaj edhe “Rithemelimi” i  Berishës po vijojnë me prezantimin e kandidatëve për zgjedhjet lokale të 14 majit 2023, si edhe janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila do të thotë fjalën e fundit se kush prej tyre ka legjitimitetin në PD.



Video