A ndjehet nën presion Berisha nga Ilir Meta për të mos folur për hotelet e Ahmetajt?!

10 December 2022, 12:29Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
A ndjehet nën presion Berisha nga Ilir Meta për të mos folur
Në foto: Ilir Meta, Sali Berisha dhe Arben Ahmetaj

Ditën e djeshme janë publikuar disa dokumenta ku vërehet se shtetasi në kërkim Klodian Zoto, i ka kërkuar hoteleve me 5 yje, rezervime për ish-Ministrin e Financave Arben Ahmetaj dhe bashkëshorten e tij, Erjola Hoxha.

Por në lidhje me këtë skandal Partia e Lirisë dhe Partia Demokratike e Rithemelimit, deri më tani e kanë kyçur gojën. Kjo duket se na rikthen pas në kohë ditën kur Rama vendosi ta largojë Arben Ahmetajn në të njëjtën ditë kur Ilir Meta mbaroi mandatin e tij si President. 

VoxNews pati publikuar disa shkrime ku shihej se kryeministri Rama dyshonte se Ahmetaj ishte 'spiuni' në qeverinë e tij dhe se kishte dërguar dokumenta në zyrën e LSI.

Kjo shihej edhe tek denoncimet e kryetares së LSI, Kryemadhi, e cila emrin e Arben Ahmetajt e shmangte te inceneratorët dhe nuk ka dërguar në SPAK asnjë dokument ku akuzonte ish-zv/kryeministrin.

Edhe ditën e sotme kur pritej që të kishte një reagim nga Partia Demokratike e Berishës për këtë skandal, ku Ahmetajt i janë paguar rezervime në hotele me 5 yje ata kanë zgjedhur të 'heshtin'.

'Djegësat' siç i quan Berisha aferën e inceneratorë i kanë mbyllur gojën dhe ish-kryeministrit që të mos prishë miqësinë me Ilir Metën. Berisha tashmë duket se është në pozitë të vështirë dhe i kapur 'peng' nga Meta për të mos reaguar për 'spiunin' e PS (Arben Ahmetaj) që i dërgoi dosjen LSI të dikurshem e transformuar në PL. 

Duket se Meta dhe Berisha kanë mbetur me shpatulla pas muri, tashmë kur mediat kanë publikuar fakte për njeriun kyç të inceneratorëve ata nuk kanë reaguar. Këto veprime e bëjnë e votuesit ti shohin me dyshim këto dy lidera si Metën dhe Berishën, duke dyshuar se ata kanë marrëveshje dhe janë të gjithë bashkë për të shpëtuar njëri-tjetrin.

Dy liderat politik si Meta dhe Berisha nuk kanë reaguar as për dy prokurorët e SPAK, (Klodian Braho dhe Ened Nakuçi) të cilët sipas gazetarit Adriatik Doçi kanë  fshehur provat dhe kanë devijuar qëllimisht hetimet për të mos çuar përpara drejtësisë zyrtarin e lartë socialist dhe një nga firmëtarët e inceneratorit, Arben Ahmetaj.

Pra SPAK-u nuk është SKAP kur bëhet fjalë për 'spiunët' e Metës dhe dy liderat opozitarë që duan të largojnë Ramën në fakt sipas reagimeve duan të mbajnë Ahmetajn. Prandaj dhe protesta e opozitës po sfumohen për shkak se shqiptarët e shikojnë se çfarë po bëhet dhe zgjedhin të mos i mbështesin. 

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video