
Kryetari i PD Sali Berisha ka shpjeguar në një konferencë me gazetarët rolin që ka kryeministri Edi Rama dhe ish-ministri i Financave Arben Ahmetaj në lidhje me hetimet për inceneratorët. Berisha tha në fjalën e tij se Lefter Koka, është vetëm kurbani i kryeministrit Rama.
'E vërteta, ku është përgjegjësia e Lefterit e ku është e të tjerëve? Lefteri ishte ministër, në buxhetin e ministrisë së tij s’kishte një qindarkë për inceneratorët, asnjë qindarkë.
Ti nuk ndërmerr kurrë një projekt që nuk e ke buxhetuar. Në këtë pamje, pa diskutim që përgjegjësit më kryesorë janë ata që cuan paratë nga thesari i shterit në buxhetin e Lefterit, në qesen e Lefterit. Kush e bën dot këtë? Vetëm dy persona, të dy bashkë e asnjëherë vetëm.
Këtë e bën kryeministri plus ministrin e Financave. Nëse këta nuk bien dakord plotësisht asnjë qindarkë nuk lëviz në buxhet se buxheti është ligj parlamenti e aty në parlament gjeni në atë ligj kur më sillej me sillej me 6 mijë por e zbrisnim këta e kanë me siguri me 8 mijë zëra. Cdo shpenzim i votuar është votuar si ligj. Ka një fond që buxheti lë të mundshëm për të lëvizur e ky është fondi rezervë i këshillit të ministave që administrohet për emergjenca nga kryeministri dhe ministri Financave.
Lefteri ka bërë kërkesa agjencisë së prokurimit për prokurimin me negociata të mbyllura të procesit të djegësit të Elbasanit dhe me radhë. Gjersa Lefteri nuk flet ai le të rrijë aty, ama e vërteta që paratë Lefterit ia ka cuar Rama me qëllim për t’i vjedhur me Arben Ahmetajn se Lefteri nuk kishte një qindarkë', tha Berisha.
Kujtojmë se ditën e sotme dy prokurorë të SPAK janë kallëzuar këtë të premte nga gazetari Adriatik Doçi, që pretendon se kanë fshehur provat në çështjen e inceneratorit të Elbasanit. Konkretisht, dy prokurorët e çështjes janë Eneid Nakuçi dhe Klodian Braho.
Padinë, gazetari e ka dorëzuar pranë SPAK, Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, pranë KLGJ dhe pranë ILDKP-së. Pasi doli nga Prokuroria e Posaçme Anti Korrupsion, Doçi shpjegoi për mediat kush janë dy prokurorët dhe cilat janë provat që ka siguruar nga investigimet e tij.