Ashtu siç pritej me fitues të paracaktuar nga dyshja Berisha-Meta, kandidati i "Rithemelimit" për Tiranë në zgjedhjet vendore do të jetë Belind Këlliçi.
Por, u zhvilluan një proces "Primresh" sa për fasadë, ku mes 7 kandidatëve në garë ishte dhe avokatja që ndërron partitë një herë në 4 vjet, Adriana Kalaja.
Gjatë daljeve për mediat, ajo i habiti të gjithë me ide gjeniale se do hapte një tunel nga sheshi "Nënë Tereza" deri tek "Stacioni i Trenit" dhe se do i lironte hapësirat e Tiranës me tritol, duke shembur pallatet, pavarësisht se apartamentet mund të ishin blerë nga qytetarët dhe nuk ishin më në pronësi të oligarkëve.
Por, për idenë e parë nuk dihet nëse do e vejë në zbatim Këlliçi, por për të dytën duket se e ka dëgjuar "këshillën" e Kalasë dhe do i vërë tritolin Tiranës.
Të paktën, këtë gjë lë të nënkuptohet me anë të një postimi në rrjetet sociale kandidatja e "Primareve". Ajo ka publikuar një foto me Këlliçin ku kanë pozuar në protestën e 6 Dhjetorit dhe mess rreshtave shkruan: "Për "konservat(orët)" që shpresojnë se shpëtuan nga TRITOLI."
