Ish-kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka shkuar sërish në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se ka takuar në Washington presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan, Daniel Twining në selinë e IRI.
Basha shton më tej se kanë diskutuar mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.
"Takim shumë i frytshëm me Presidentin e Institutit Ndërkombëtar Republikan Daniel Twining në selinë e IRI në Washington. Diskutuam gjerësisht mbi situatën në Shqipëri, domosdoshmërinë e forcimit të demokracisë, shtetit të së drejtës, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Ramë dakort për intensifikimin e bashkëpunimit në mënyrë që vlerat Euro-Atlantike të jenë udhërrëfyes për ndërtimin e një qeverisje dhe shteti në shërbim të qytetarëve dhe jo një grupi individësh." - thuhet në postimin e Bashës.