Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur paraditen e sotme jashtë ambienteve të Parlamentit.
Një person, i identifikuar si Mariglen Mujo Berisha, ka dashur të parkojë makinën e tij brenda oborrit të Kuvendit.
Personi në fjalë ka kujtuar se oborri i Parlamentit shërben si parkim. Ai ka futur makinën brenda duke dëmtuar traun.
Sipas Top News, ai është ndaluar nga rojet dhe është shoqëruar drejt komisariatit, ndërkohë dyshohet se personi në fjalë gjatë kohëve të fundit kurohet me ilaçe depresioni.