Sot Kuvend, pritet të votohet zgjatja e mandatit të organeve vettingut

10 February 2022, 07:40Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Sot Kuvend, pritet të votohet zgjatja e mandatit të organeve vettingut

Kuventi pritet të nisë sot në orën 10:00, ku do të hidhen në votim propozimet e mazhorancës për të ndryshuar Kushtetutën për zgjatjen e mandatit të afateve të vettingut. 

Partia Demokratike nuk e ka zyrtarizuar ende votën pro zgjatjes së afateve të vettingut, ndërsa kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar vazhdimisht takime me diplomatët e huaj në vendin tonë. 

Ndërkohë mësohet që ditën e sotme, në mëngjes, Basha do të mbledhë deputetët, ku do t'i njohë me qëndrimin.

Nga ana tjetër grupi i Sali Berishës ka dalë hapur kundër SHBA e BE-së, duke deklaruar votën kundër zgjatjes së afateve të vettingut.

SHBA dhe BE përmes një deklarate të përbashkët i bënë thirrje deputetëve që të votojnë të gjithë pro këtyre ndryshimeve. Ata nënvizuan se reforma në drejtësi po jep rezultate dhe edhe falë saj vendi ka bërë shumë përparim. Të njëjtin mesazh dha edhe ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë, Peter Zingraf.

 


Video