Yuri Kim, tjetër lëvizje kundër Berishës, pret në zyrë Agron Gjekmarkajn

9 February 2022, 18:41Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Yuri Kim, tjetër lëvizje kundër Berishës, pret në

Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim, ka dhënë sot një tjetër sinjal kundër ish-kryeministrit Sali Berisha, të shpallur “non grata” nga Uashingtoni.

Diplomatja amerikane ka zhvilluar ditën e sotme një takim me nënkryetarin e PD-së dhe Parlamentit, Agron Gjekmarkaj.

Përmes një postimi në “Twitter”, ambasadorja uron Gjekmarkajn për detyrën e re si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë, teksa shton se në vijim do të kemi bashkëpunime të forta mes dy vendeve, SHBA dhe Shqipërisë.

“Kënaqësi të takohesha sot me deputetin e Partisë Demokratike Agron Gjekmarkaj. I uroj gjithë të mirat në përgjegjësitë e reja drejtuese si nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë. Presim bashkëpunime të forta”, shkruan Yuri Kim.

Takimi vjen gjatë fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit, ku opozita kandidon e përçarë, nga njëra anë Partia Demokratike dhe nga ana tjetër Sali Berisha i bashkuar me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Takimi i sotëm mes Kim dhe Gjekmarkaj tregon edhe njëherë që SHBA mbështet linjën opozitare të Bashës.


Video