“Jam Ilir Meta o super budallenj”, presidenti kopjon thënien e Sali Berishës: Jo ju, jeni yje

9 February 2022, 11:33Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
“Jam Ilir Meta o super budallenj”, presidenti kopjon thënien e
Ilir Meta në konferenë për shtyp

Gjatë konferencës për media të mbajtur sot Presidenti Ilir Meta iu është drejtuar atyre që i konsideron si rilindas vendas dhe ndërkombëtarë, duke u shprehur se duhet ta harrojnë se do të varrosin pluralizmin politik në Shqipëri.

I pyetur nëse do ta njohë vendimin e Kushtetueses nëse shkarkohet, Meta u shpreh se nuk do të ketë asnjë bravë në Presidencë dhe nuk do të blindohet asnjë derë.

“Kur kërcënohet rendi kushtetues dhe nxitet një konflikt si ata që i kemi parë. Sigurisht që do të jem gjithmonë një me Kushtetutën, me qytetarët dhe ta harrojnë ata që kanë menduar se në mënyrë mafioze, të gjitha ata rilindas mavi e blu, vendas e të huaj, se do të dhunojnë popullin e shqipërisë, do të dëshpërohen pa fund. Për këtë iu jap fjalën. Jam Ilir Meta o superbudallenj. Jo ju, ju jeni yje”, tha Meta.


Video