Arta Vorpsi, gjyqtarja që u refuzua në 2019-n nga Presidenti Ilir Meta, kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Gent Ibrahimi dhe ish-kryeprokurorja Arta Marku janë në listën e dhjetë emrave që provojnë sërish “fatin” për anëtarë në Gjykatën Kushtetuese.
Të tre ata kanë aplikuar në Presidencë për të pasuar Përparim Kalon në këtë gjykatë.
Presidenca ka publikuar listës me 10 emrat që kanë dorëzuar brenda afatit aplikimin e tyre. Ata janë: Ardita Buna, Arta Marku, Arta Vorpsi, Besnik Dervishi, Elida Take, Gent Ibrahimi, Juliana Latifaj, Maksim Qoku, Manjola Xhaxho, Sandër Beci
Lista e aplikantëve të mësipërm dhe dokumentacioni për secilin kandidat do t’i përcillen nga Presidenca Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, për verifikim dhe vlerësimin e tyre sipas profesionalizimit. Më pas, lista e renditur sipas kualifikimit nga kandidati me pikët më të larta te kandidati i vlerësuar më pak i çohet sërish Presidentit, që duhet të zgjedhë njërin nga tre emrat e renditur të parë në këtë listë.
Përparim Kalos i përfundon mandati më 8 prill.