Deputetët e Komisionit Hetimor inspektim në terren: Elbasani nga qyteti më i ndotur, sot...

9 February 2022, 18:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Deputetët e Komisionit Hetimor inspektim në terren: Elbasani nga
Inceneratori i Elbasanit

Deputetët e Komisionit Hetimor parlamentar “Për kontrollin e ligjshmërisë së veprimeve të organeve publike në procedurat për ndërtimin dhe administrimin e impianteve të trajtimit të mbetjeve urbane” zhvilluan sot një vizitë në inceneratorin e Elbasanit, një ditë pas vizitës që patën në Fier.

Të udhëhequr nga deputetët e Partisë Demokratike, të cilët nuk u kujdesën të fshehin makinat e fundit me të cilat udhëtojnë, e nisën inspektimin me zë të lart duke i kërkuar llogari drejtuesit teknik të impiantit.

Deputetët e Komisionit Hetimor inspektim në terren: Elbasani nga
Deputetët e PD sot në Elbasan

Luciano Boçi: Ka ardh PS-ja, apo Komisioni? Prit o çun se s’kemi pyetur akoma?

Ermonela Felaj: Ka axhendë këtu, pse u vonuat...

Luciano Boçi: Duhet të vinim në mënyrë të përbashkët.

Ermonela Felaj: Nuk kemi ardhur për debat. Po të duash e bëjmë dy herë vizitën. Veç mos na merrni më kohë.

Luciano Boçi: Jo jo vazhdoni, hajde Lefter.

Ermonela Felaj: Keni një irritim të pakuptueshëm

Ndryshe nga ai i Fierit, që ishte ende në proces kolaudimi dhe brenda pak ditëve niste punën me mbetjet, inceneratori i Elbasanit është në punë tashmë prej 5 vitesh, duke trajtuar mbetjet e qarkut.

Më herët gjatë paradites nën drejtimin e kryetares së Komisioni hetimor për impiantet e trajtimit të mbetjeve urbane, Jorida Tabaku ( e cila refuzon të shoh në terren punimet), u zhvilloi sot mbledhja për  shqyrtimin e dokumentacionit lidhur me impiantin e trajtimit të mbetjeve urbane të Elbasanit.

Duke folur për procedura e impiantit të Elbasanit, Deputeti i PD-së Luçiano Boçi, u shpreh se komisioni këtu nuk është për kundërshtuar pse u ngritën incenerator por pse u grabitë miliona.

“Çështja e inceneratorit të Elbasanit është më e hershme, ajo e ka zanafillën, por thelbësisht në vitin 2013 ku ka pas një përplasje nga Këshilli i Qarkut dhe Bashkisë. Projekti i qarkut ishte për ndërtimin e një landfill me afat 100 vjeçar, ndërkohë bashkia kishte paraqitur një projekt për ndërtimin e landfillit në kombinatin energjetik të Elbasanit i cili dhe sot trashëgon problemet edhe të ndërtimi i landfillit të ri. Në atë kohë, kryetari i bashkisë Qazim Sejdini ka deklaruar se është i gatshëm të operojë në bashkëpunim me një PPP dhe projekti që erdhi nga Këshilli i Qarkut u rrëzua dhe u iniciua pas ardhjes së PS-së projekti i bashkisë së Elbasanit”, tha ai.

Zëvendëskryetarja e komisionit, Ermonela Felaj u shpreh se “nëse qytetarët shqiptarë do i kishim pyetur se cili qytet është më i ndotur në Shqipëri, padyshim do të thonin Elbasani, për shkak të kaluarës së Elbasanit një e kaluar industriale. Megjithatë në vitin 2008, 2009, 2010, 2012 për Agjencinë e Mjedisit në Qarkun Elbasan, situata nuk ka qenë kështu, duhet të thënë se ka përmirësime të dukshme në Elbasan”.

“Për këto arsye, më datë 5 shkurt 2014, Komiteti Kombëtarë i Menaxhimit të mbetjes ka shpallur gjendjen e emergjencës mjedisore në shumë qytete dhe ka urdhëruar masat e nevojshme. Paraqiten shumë avantazhe për ndërtimin e impiantit në krahasim me një landfill tradicional. Dhe po të shikoni dokumentacioni do të shihni diskutimet anëtarëve të Këshillit Bashkiak pa ndarje të majtë dhe të djathtë që ngrinin këtë problem dhe i kërkonin kryetari të bashkisë të ndërhynte të zgjidhte këtë problem. Më datë 9.7 2014, dy ditë pasi Këshilli Bashkia Elbasan ia bënë të ditur ministrit çështjen e emergjencës në Elbasan, ministri kthen përgjigjen që kërkesa juaj pranohet sepse paraqet interes publik dhe ftohet bashkia e Elbasanit të paraqes të dhënat e duhura. Këshilli bashkia me 18 shtor 2014 ka vendos të shpall emergjencën mjedisore në Elbasan. Po kështu ka vendosur të hartoje planin e masa të nevojshme për përmirësimin e situatës së krijuar dhe të kërkojë mbështetje teknike nga institucionet”.

Elbasanit përpara ndërtimit të impiantit ka qenë qyteti më i ndotur në Shqipëri, ndërsa sot situata është përmirësuar ndjeshëm.


Video