
Zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit do të kushtojnë 190 milionë lek, sipas shtesës së fondit që Qeveria i ka akorduar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Shtesa bëhet në buxhetin e miratuar për këtë vit për KQZ-në për mbulimin e shpenzimeve të organizimit të zgjedhjeve të pjesshme vendore në gjashtë bashkitë, Shkodër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë, Lushnje dhe Dibër.
Në fillim të këtij muaji, KQZ ndau fondet për partitë politike për vitin 2022, në formën e ndihmës financiare që jepet për to.
Sipas shpërndarjes së KQZ-së, sa më e më shumë vota të jenë siguruar në zgjedhjet e 25 prillit, aq më e lartë është shuma që përfiton partia. Këstu, PS përfiton për këtë vit rreth 151.5 milionë lek, rreth 105 mln për Partinë Demokratike, LSI 15.5 mln, PS rreth 12 mln dhe me radhë PDIU, PBDNJ, PR,
Fondet për 2022 për partitë politike:
Partia Socialiste e Shqipërisë (PS) 151.494.783 lekë
Partia Demokratike (PD) 104.926.170 lekë
Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet (PDIU) 9.753.657 lekë
Partia Bashkimi për të Drejtat e Njeriut (PBDNJ) 8.018.647 lekë
Partia Republikane Shqiptare (PR) 13.223.679 lekë
Partia Agrare Ambjentaliste e Shqipërisë (PAA) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja për Zhvillim Kombëtar (LZHK) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja e Legalitetit (PLL) 8.018.647 lekë
Partia Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) 15.577.215 lekë
Partia Social Demokrate (PSD) 12.266.269 lekë
Partia Nisma Thurje (NTH) 6.283.636 lekë
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.