Si Alibeaj mori "borxh" deputetët e "dhuruar" nga Basha për Mediun dhe Idrizin?

10 May 2022, 11:33Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Si Alibeaj mori "borxh" deputetët e "dhuruar" nga Basha
Në foto: Deputetët Fatmir Mediu, Enkelekjd Alibeaj dhe SHpëtim Idrizi

Ditën e djeshme deputeti Enkelejd Alibeaj mori "borxh" deputetët e "dhuruar" nga Basha për kreun e Partisë republikane Fatmir Mediun dhe kreun e PBDNJ, Shpëtim Idrizin për të plotësuar kuorumin e Grupit Parlamentar.

Deputetët demokratë që janë dhënë “borxh” nga ish-kryetari i PD-s, Lulzim Basha për të krijuar dy grupe parlamentare për Idrizin dhe Mediun janë: Ilda Dhori, Andia Ulliri, Seladin Jakupllari, Merita Bakiu dhe Emilja Koliqi.

Të 5 këta deputetë ishin në mbledhjen e thirrur nga Enkelejd Alibeaj i cili duket se nuk e ka ende kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime.

Ditën e djeshme në mbledhjen e Alibeajt ishin 21 deputetë të pranishëm dhe nëse zbriten 5 deputetët të cilët janë anëtarë të një tjetër grupi parlamentar, atëherë pamundësohet vendimmarrja. Pra sipas statutit të PD këto vendime janë të paligjshme nuk dihet nëse do ketë ndonjë reagim nga Komisioni I Rithemelimit për këtë fakt.

Kujtojmë se në fillim të legjislaturës së këtij kuvendi i dalë nga zgjedhjet e 25 prillit të 2021, grupi parlamentar e ish-kryetarit Lulzim Basha përbëhej nga 44 deputetë.

Ndërkohë që tani partia Demokratike është e ndarë në disa grupe edhe pse Sali Berisha ka vendosur që të shkojë në zgjedhje me 22 maj përballë Ibsen Elezit. Fituesi i këtyre zgjedhjeve dihet tashmë se kush do jetë por a do arrijë Berisha ti marrë deputetët Alibeajt dhe ta riformojë partinë Demokratike edhe në parlament.

A fshihet Lulzim Basha pas Enkelejd Alibeaj?

Kjo është një pyetje që shumë demokratë e bëjnë dhe përgjigjen e dha deputeti i PD për qarkun e Durrësit, Ferdinand Xhaferraj në emisionin “Zonë e Lirë”.

Deputeti Xhaferraj i tha Çanit që Alibeaj duhet të dalë në terren dhe jot ë lejojë Bashën ti plotësojë këtë manngësi.  Të nesërmen Alibeaj u shfaq me me disa demokratë por nuk doli më pas kësaj duket se presioni “Berisha” nuk e lejon që të marrë hapësirë në bazën e PD.

©Copyright Vox News

Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.


Video