"Ai aty quhet Ilir Floriri", gazetarja i kthehet vjedhjes së arit në Kërrabë dhe pyet SPAK: A është rihapur dosja?

8 May 2022, 11:09Fokus SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

"Ai aty quhet Ilir Floriri", gazetarja i kthehet vjedhjes së arit

Vjedhja e thesarit të shtetit në Tunelet e sigurisë së lartë në Kërrabë vazhdon të ngelet një ndër ngjarjet më të bujshme në Shqipëri.

280 kg ar rezultojnë të grabitura nga ai tunel.

Si dhe një ndër emrat e shumëpërfolur në lidhje me këtë grabitje marramendëse është akuzuar nga zëra të ndryshëm ndër vite Presidenti Ilir Meta, kohër kur mori edhe nofkën Like Floriri.

Por mënyra e vjedhjes dhe autorët e vërtetë vazhdojnë të ngelen ende një enigmë e pazgjidhur, ku për këtë gazetarja Klodiana Lala i ka drejtuar sot një pyetje SPAK-ut përmes një postimi në rrjetet sociale.

“Pyetje per SPAK: A eshte rihapur dosja e vjedhjes se arit ne Krrabë?”, shkruan Klodiana Lala.

Personi që e e artikuloi për herë të parë publikisht, dhe ngriti alarmin se floriri i krrabës ishte grabitur, ishte Sali Berisha. Në vitin 2000 ai akuzonte kryeministrin e atëhershëm Ilir Meta si shkaktarin e kësaj vjedhje shtetërore.

“Nëqoftëse dikush mendon tu vjedhi shqiptarëve floririn dhe të laj duart si ponc pilati, gabon shumë rëndë, ka bërë llogaritë shumë të gabuara. Kërkoj me insistim dorëheqjen e Ilir Metës”, pat deklaruar Sali Berisha.

“Ai tjetri në fund nuk quhet Ilir Meta, por Ilir Floriri”, deklaroi Sali Berisha.



 


Video