Analisti Baton Haxhiu shprehet se ristrukturimi i PD ka si qëllim kryesor rikthimin e Berishës në krye të PD. Haxhiu tha se në shtator parashikon ‘një Shqipëri tjetër’ pasi përveç Berishës, edhe Meta do të rikthehen në krye të LSI.
Madje, analisti theksoi se parashikon që Presidenti Meta pritet të shpallet ‘non grata’ në përfundim të mandatit. “Shatori do të jetë një bashkë dyzim i forcave politike të dy personave non grata”, tha Haxhiu. Sipas tij në këtë situatë, qeveria do ta ketë shumë të lehtë përballë Berishës dhe Metës.
Me shpalljen "non grata” të ish-deputetit Rakipi dhe biznesmenit Ndroqi numri i personave në Shqipëri në listën e zezë të qeverisë amerikane ka arritur në 6. Para tyre u shpallën të tillë ish-kryeministri Berisha, ish-Kryeprokurori i Përgjithshëm i Shqipërisë, Adriatik, Llalla, ish-deputeti i Partisë Social-Demokrate Tom Doshi dhe ish-kryetari socialist i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako.
Kujtojmë se department i Shtetit deklaron se sanksionet ndaj ish zyrtarëve apo dhe zyrtarëve në Shqipëri, do të vijojnë. Ky departamenti shpjegon se vendimet ndaj të kurruptuarve mund të njoftohen edhe privatisht për personat nën akuzë. Kjo nënkupton, se mund të ketë politikanë, zyrtarë dhe aktorë të tjerë non-grata, që publiku nuk ka ose nuk do të ketë dijeni për këtë vendim ndaj tyre. Zëdhënësi për Evropën dhe Euroazinë në departamentin amerikan të shtetit, Ryan Walsh, sqaron:
Departamenti i Shtetit do të vazhdojë të përdorë këtë autoritet dhe të gjitha mjetet e disponueshme për të luftuar korrupsionin në nivel global. Në varësi të rrethanave të veçanta, disa emërtime bëhen publikisht ndërsa të tjerët privatisht.