A është profesionale dhe e aftë kjo polici, për protesta të dhun...
16 October, 18:54Fokus
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar i lumtur për zgjedhjen e Dritan Abazoviçit si kryeministër të Malit të Zi.
Rama vë në dukje se tashmë nga gjashtë shtete të Ballkanit, tre prej tyre drejtohen nga kryeministra shqiptarë.
“I lumtur që Dritan Abazovic është nga sot kryeministri i Malit të Zi! Kush do ta kishte besuar dot deri dje se Ballkani me 6 shtete do të kishte 3 kryeministra shqiptarë. Na takon ne të japim provën si ndërtues të mirë urash për paqe mes të gjithëve e mirëqenie për të gjithë. Urime dhe sukses Dritanit, për Malin e Zi e për krejt rajonin tonë”, shkruan Rama në rrjetet sociale.