SPAK ka kërkuar pushimin e çështjes të goditjes së Bledion Nallbatit ndaj deputetit socialist Vullnet Sinaj.
Ka pasur kallezim edhe nga Çuçi edhe nga grupi i PD për "goditje për shkak të detyrës", por Prokuroria e Posaçma ka kërkuar pushimin e çështjes.
Përplasja fizike mes deputetit Nallbati dhe Sinajt, ndodhi gjatë seancës plenare të 30 tetorit 2023, teksa opozita po përpiqej të bllokonte punimet e parlamentit.
Teksa Sinaj ishte duke folur deputeti Nallbati që ndodhej aty pranë shkoi dhe i fiku mikrofonin.
Incidenti bëri që dy deputetët të përfshiheshin në përplasje fizike. Ishte garda dhe kolegët e tjerë të parlamentit ata të cilët qetësuan situatën dhe ndaluan përshkallëzimin e konfliktit.
Pas përleshjes deputeti demokrat, Bledion Nallbati u përjashtua nga seanca plenare.