Gazetarja pyet Bashën: Keni humbur 4 palë zgjedhje, kur do thoni "Stop" në politikë?! Përgjigja epike: Do të them "Stop" kur të fitoj...

23 September 2024, 19:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Gazetarja pyet Bashën: Keni humbur 4 palë zgjedhje, kur do thoni
Lulzim Basha

Lulzim Basha ka shpalosur sot planin e tij për të kandiduar në zgjedhjet e 2025-ës me 140 deputetë, me lista të hapura.

Në emisionin “Breaking” në Top News, gazetarja Dafina Hysa, e pyeti Bashën nëse ka në plan të largohet nga politika pasi ka humbur katër palë zgjedhje resht, dhe kur do ta bëjë këtë.

Ndërsa Basha ka dhënë një përgjigje epike, duke thënë se do i thotë “stop” politikës vetëm atëherë kur të fitojë.

“Do them stop kur të fitoj”, ka deklaruar Basha.


Video