“Grindjet na tronditën thellë marrëdhënien”, ky ishte shkaku që çoi në divorc çiftin Meta-Kryemadhi.
Pas këtij vendimi, kreu i PL u zhvendos t֝ë jetojë në një hotel luksoz në Tiranë që ndodhet në zonën e “Liqenit të Thatë”.
Kjo ndarje e cila ende nuk është zyrtare bëri Metën dhe Kryemadhin të reflektojnë.
Ish-presidenti Meta ka nisur një tur turistik duke u argëtuar në qytete të ndryshme të Shqipërisë.

Ndërsa Monika Kryemadhi ka zgjedhur vendlindjen e saj Dibrën dhe të bëj udhëtime jashtë Shqipërisë.

Kjo ndarje për ish-çifitin është e vështirë për faktin se kanë 3 fëmijë edhe kanë patur një martesë të gjatë.
Në fotot e fundit të publikuara nga Meta dhe Kryemadhi ata shkruajnë se po refklektojnë, nuk dihet ende nëse do kemi një bashkim të çiftit.
Bashkimi i Metës dhe Kryemadhit në rast se do të ndodhë do të jetë familjar edhe politik, pasi zgjedhjet po afrojnë.
©Copyright Vox News
Ky artikull është ekskluziv i Vox News, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar Vox News dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.