Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka TAKIM me Ilir Metën!

24 September 2024, 12:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Kandidatët e PL në listat e PD, Flamur Noka TAKIM me Ilir Metën!
Ilir Meta/ Flamur Noka

Partitë opozitare nisin lëvizjet në funksion të përgatitjes së terrenit për zgjedhjet parlamentare të 2025-ës.

Këtë të mart,ë Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka është takuar me kryetarin e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.

Mësohet se në fokus të takimit ishin zgjedhjet e vitit të ardhshëm, pasi mes aleatëve opozitarë, do duhet te percaktohet modalitetet sesi do të përbëhen listat zgjedhore.

Më konkretisht diskutimet janë përqendruar specifikisht se sa kandidatë të PL-së do të jenë në listat e Partise Demokratike.

Kujtojmë se pak ditë më parë Ilir Meta u shpreh publikisht se do të kandidonte në Qarkun e Tiranës.

Ndërkohë, javën e ardhshme pritet të ketë një tjetër takim mes PD e PL për t’u dakordësuar për marrëveshjen parazgjedhore.


Video