PS braktis Komisionin Hetimor të Shëndetësisë, Vokshi: Po pengojnë hetimin!

25 Prill 2024, 14:16Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX

Pas tre orësh debate dhe pa asnjë vendimmarrje, Partia Socialiste është larguar nga mbledhja e Komisionit Hetimor të Shëndetësisë.

Kryetarja Albana Vokshi tha se kjo është një përpjekje e PS për të bllokuar punën, pasi nuk pranon të miratojë kërkesat për informacion.

Po kërkojnë të mbulojnë korrupsionin dhe abuzimin kriminal të dy koncesioneve. E paimagjinueshme kjo që po ndodh në këtë komision.

8 deputetë e mazhorancës janë vënë në mbrojtje të këtij korrupsioni. Refuzojnë të dërgojnë kërkesat për informacion. Meqë deputetët e PS përsëri bojkotuan komisionin, u larguan për të penguar hetimin parlamentar, po thërras mbledhjen e radhës ditën e martë.

Orarin do e caktojmë, rendi i ditës vijon të jetë miratimi i kërkesave për informacion dhe diskutim i planeve”, tha Vokshi.

Video