BOMBA/ Meta TAKOI në Vienë ISMAILAJN para pak kohësh? Avokati: Po i LËPIHET që të mos...

24 April 2024, 15:55Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
BOMBA/ Meta TAKOI në Vienë ISMAILAJN para pak kohësh? Avokati: Po
Emisioni Breaking në Top News

Avokati i njohur Romeo Kara ka bërë një deklaratë të fortë sot në “Top News” teksa ka aluduar se Ilir Meta mund të ketë takuar kohët e fundit në Vienë Kastriot Ismailajn.

Biznesmeni i mega aferës CEZ-DIA, Ismailaj, sipas avokatit Kara, është takuar nga Meta për t’u joshur prej tij, në mënyrë që të mos rrëfehet para drejtësisë kundër tij.

Në emisionin “Breaking”, Kara shkoi dhe më tej duke thënë se dyshohet që ndaj Metës është lëshuar urdhër arresti këto ditë, por nuk është ekzekutuar për shkak se kreu i PL-së ka lëshuar një sërë kërcënimesh të forta.

Pjesë nga deklarata e Karajt në emisionin “Breaking” me Fiori Dardhen në Top News:

Dëshmitar tjetër ka qenë ish-kryetari i parë i LRI-së, të cilin Meta e quan sufllaqexhi, ky dëshmitar ka thënë që Meta kërkonte minimumi 10 milionë euro, ka thënë që Meta ka marrë 200 mijë euro me çantën e tij, çantën ngjyrë kafe që ka pasur. Dhe nuk janë gjetur këto, kujtoni ju? Është vërtetuar që vendimi i ERE-s ka qenë i jashtëligjshëm. Meta gënjen në çdo hap të tij.

Nuk e dimë ne që ky ka qenë në fund të vitit 2010 Ministër i Ekonomisë? Thotë kam qenë ministër i Jashtëm, ka qenë atje, i paguar nga CEZ, dhe hotelin Mandarin e ka paguar CEZ-DIA, ka qenë me Ismailajn, është TIMS. Por ka takuar edhe ca të tjerë atje. Ky hoteli ka dalë atje në TIMS një makinë 507 një mercedes, që nuk ishte zyrtar për ta përdorur Ambasada. E-Class i zi, AEY 507 i blerë në Carlo Vivar nga një rus, i vënë në përdorim të Qazim Tepshit me dhunë, që mos ta ndiqnin në mënyrë zyrtare.

Unë kam ecur më shumë sa mendon ky. Të gjitha këto duhen verifikuar me prova, dhe njerëzit janë pyetur, kanë folur. Nëse ka një furi, një egërsi përballë meje, unë duke qenë se është fallse, e shfrytëzoj për mundësi për t’u rivitalizuar.

Thonë që ka dalë një urdhër arresti para ca ditësh dhe ky ka kërcënuar. Është turpi i shtetit shqiptar, që ne na kërcënon një rrufjan. Mendohet që ka dalë një urdhër arresti dhe nuk është ekzekutuar. Nëse nuk e bën punën e vetë drejtësia, i them këtij populli nga mëngjesi në darkë, çohu në revolucion. Këta janë kriminelë, këta janë të jashtëligjshëm.

Kanë vajtur dhe kasnecë, kanë fikur kamerat dhe kanë takuar Ismailajn në burg. Ai ka qenë i cënuar shumë në burg. Mos e ka takuar gjë në Vjenë tani që ishte? Se shumë i kujdesshëm ishte që në gjithë sharjen e tij të thoshte “zoti Kastriot Ismailaj”. Po i lëpihet Ismailajt, ka kontaktuar mesa duket. Ky bëri një kërcënim se tha nuk të mbron as Zoti, dhe i bie tavolinës me të madhe, dhe i tha Altin Dumanit, do të të hetoj unë brez pas brezi. Kë kërcënon ti? Gjithë vrasjet dyshohet ky person, nga vëllai i Aleksandër Nodokës, te pazaret me Profarma, përplasja me Tom Doshin, dhe gjithë ndikimi që ka në grupet e Fierit.


Video