Është shtyrë seanca për çështjen e Gërdecit. Mësohet se seanca e radhës do të mbahet në datën 2 maj në orën 10:00.
Avokatët mbrojtës dhe ish-ministri i Mbrojtes, Fatmir Mediu kanë kundërshtuar provat e prokurorisë.
Ndërsa, SHBA ka sjellë përgjigje të letër-porosive mbi pyetjet e disa dëshmitarëve, por autoritetet gjyqësore janë shprehur se pyetja e këtyre personave nuk mund të bëhet nga gjykata, por vetëm nga agjentët e FBI.
Ish ministri i Mbrojtjes kërkoi riekspertim të shpërthimit të ndodhur në Gërdec më 15 mars 2008.
Mediu thotë se duhet të zbulohet shkaku dhe se nuk ka injoruar në asnjë rast mendimin e ekspertëve ushtarakë dhe civilë.
“Do i shkojmë të vërtetës deri në fund. Unë kam kryer detyrën time. Nuk ka pasur asnjë mendim ushtarak që unë s’e kam vlerësuar. Nuk kam injoruar në asnjë moment mendimin e ekspertëve ushtarakë apo civilë”, tha Mediu.
'Për ne ngjarja e Gërdecit nuk është aksidentale. Per ne shtojmë probalitetin e një qëllimvënieje ' thotë avokati i Mediut, Adrian Visha.