Pas largimit të protestuesve të Partisë Demokratike nga sheshi para Kryeministrisë drejt godinës së Parlamentit, kreu i partisë “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, është rikthyer në ambientet përpara godinës së Kryeministrisë së bashku me disa aktivistë të partisë së tij.
Ai u shpreh edhe kritik për protestën e PD-së, duke deklaruar se priste që protestuesit të qëndronin në shesh, por theksoi se ai dhe aktivistët e ‘Shqipëria Bëhet’ do të mbeten aty.
Lapaj dhe aktivistët e tij kanë zhvilluar protesta të vazhdueshme ditore para Kryeministrisë, duke kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama.
Lapaj ka theksuar se qëndrimi i tij dhe i aktivistëve është i palëkundur, dhe se protestat përpara Kryeministrisë janë një formë e vazhdueshme e kërkesës për llogaridhënie dhe përgjegjësi nga ana e qeverisë.