Protesta e pedagogëve, Rama: Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë

1 November 2022, 11:12Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Protesta e pedagogëve, Rama: Shiksi i NonGratës paska marrë
Edi Rama, imazh i publikuar nga ai në Twitter (Foto-montazh)

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas paralajmërimit të pedagogëve për protestë.

Kreu i qeverisë thekson se grevë urie për rritje rrogë bëjnë vetëm njerëzi e pafe dhe pa atdhe e rublaxhinj pa din e pa imam, që vetëm Shqipërisë nuk i shërbejnë.

‘Shiksi i NonGratës paska marrë urdhër për t’i dhënë ultimatum qeverisë me grevë urie të pedagogëve! Grevë urie për rritje rrogash bëjnë vetëm njerëz pa fe e pa atdhe, rublaxhinj pa din e pa iman, foltorexhinj e baltaxhinj që vetëm Shqipërisë e shqiptarëve nuk i shërbejnë!’- shkruan Rama.


Video