"Je bërë meme, humb vota kështu", Ylli Rakipit i ndodh e papritura në emision me Belind Këlliçin

31 October 2022, 21:30Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Je bërë meme, humb vota kështu", Ylli Rakipit i ndodh
Këlliçi dhe Rakipi

Moderatorit Ylli Rakipi I ka ndodhur diçka e paritur gjatë emisionit të sotëm, teksa kishte të ftuar deputetin e PD-së Belind Këlliçi, i cili kërkon të kandidojë për Bashkinë e Tiranës.

Rakipit i erdhi një meme në telefon ku Këlliçi shfaqej dhe në emisionin e tij, por njëkohësisht dhe tek televizioni A2. Ai i kërkoi t’i merrte në telefon dhe t’ju thoshte pasi kështu humbiste vota duke u bërë meme.

Biseda

Rakipi: Po t’i qenke dhe tek A2 mo

Këlliçi: Jo mo çne

Rakipi: Ja ku të kanë nxjerrë këtu

Vangjeli: Mund të jetë ritransmetim

Këlliçi: Kam qenë para 1 ore

Rakipi: Po ti mund ti marrësh në telefon dhe t’iu thuash se po më turpëroni. Ti humb vota kështu, je bërë meme.

Pak minuta më vonë, Këlliçi e mohoi se ishte në transmetim edhe në television tjetër.

Këlliçi: Ylli, i kërkova njërit të monitoronte mediat dhe pa merak se nuk jam askund tjetër live, as në momentin kur më tregove memen


Video