Ish-këshilltari i Metës kërkon të kandidojë për Bashkinë e Kamzës, do marrë pjesë në primare

31 October 2022, 19:17Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Ish-këshilltari i Metës kërkon të kandidojë për
Prençi dhe Meta

Ish-këshilltari i ish-presidentit Ilir Metaj, Shemsi Prençi kërkon të jetë kandidati i PD-së për Bashkinë e Kamzës për zgjedhjet vendore që mbahen më 14 Maj të vitit që vjen.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bën me dije se do të hyjë në primaret që zhvillon PD-ja dhe deklaron se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështet në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Kujtojmë se për Bashkinë e Kamzës ka shpallur kandidaturën edhe Asllan Dogjani, ndërsa pritet të garojë dhe kryetari i PD-së në këtë zonë Arian Hoxha.

Prençi u emërua Këshilltar i Presidentit të Republikës së Shqipërisë në muajin Dhjetor 2019, ndërkohë që më parë kishte postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Emergjencave Civile.

Reagimi i plotë:

Të nderuar miq e dashamirës, dëshiroj të ndaj me ju iniciativën time për të marrë pjesë në procesin e primareve brenda Partisë Demokratike si kandidat për kryetar bashkie në zgjedhjet vendore të datës 14 Maj 2023 për Bashkinë Kamëz.
Garantoj antarësinë e PD dega Kamëz, Kryesinë e Partisë Demokratike Kamëz dhe PDSH-në se këtë iniciativë dhe guxim personal e mbështes në kontributin që kam dhënë për Partinë Demokratike të Shqipërisë për 23 vite si anëtar i thjeshtë i saj, si anëtar i Këshillit Kombëtar të PDSH në vitet 2000-2005 si dhe kandidat për deputet në zgjdehjet parlamentare të vitit 2005 në zonën e Paskuqanit.

Gjithashtu, këtë iniciativë e mbështes në eksperiencën time si drejtues i disa fushatave elektorale në zgjedhjet për pushtetin vendor të vitit 2000, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2001, zgjedhjet e pjeshme të vitit 2002 në Bulqizë, zgjedhjet për pushtetin vendor në vitin 2003, zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2005.

I siguroj antarësisë së PD, miqve dhe dashamirësve, vizion, eksperiencë në menaxhim, profesionalizëm, ndershmëri dhe përkushtim për ti shërbyer komunitetit të Bashkisë Kamzë.

Eksperienca ime e punës në të gjithë Shqipërinë, në detyra shumë të vështira më ka kultivuar aftësitë e komunikimit me të gjitha shtresat e komuniteteve në të gjitha zonat e Shqipërisë e sidomos me shtresat në nevojë. Kjo do të më shërbejë si motivim për ti shërbyer komunitetit të bashkisë Kamëz, i cili është komunitet hetoregjen dhe një pjesë e madhe e tij ndodhet në varfëri, që të ndikoj në përmirësimin e jetës së këtij komuniteti.

I përkushtuar për ti shërbyer Kamzës njësoj si familjes time.
Sinqerisht, Shemsi Prençi.


Video