Do rritet energjia elektrike? Rama nga Erseka: Saliu dhe mediat shpifin

31 October 2022, 14:11Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Do rritet energjia elektrike? Rama nga Erseka: Saliu dhe mediat shpifin
Në foto: Edi Rama

Ditën e sotme kryemistri i Shqipërisë Edi Rama ka zhvilluar një takim me fermerët e Ersekës. Nga ku ka folur edhe një herë për rritjen e energjisë elektrike.

Sipas tij kundërshtarët  e tij politike po lëshojnë çdo ditë helm dhe shpifje, pas të cilave nuk qëndrojnë qëllimet e vogla për pushtet, por akuza të koordinuara nga rublat ruse.

'Influenca e drejtpërdrejtë ruse në Shqipëri. Kur ne e kemi ngritur problemin e financimeve ruse në PD na thanë janë shpifje, po dolën. Dhe ta dini që është vetëm maja e Ajsbergut.

Ajo është një aleancë rublash të cilat u bëjnë pasqyrë disa media që bëjnë deklarata nga banalet. Ikën 700 mijë shqiptare dhe si fakt pa pikë turpi nxjerrin lejet e qëndrimit. Duke e ditur mirë që nuk përkojnë me vitet. Po, kujt t’ia thuash. Gjithsesi ju uroj suksese në punën tuaj', tha Rama.


Video