Protestat nxjerrin në pah krizën te Trauma, sallat e operacionit...
15 October, 18:35Fokus
Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale shprehet se lajmi për rritjen e çmimit të energjisë elektrike prej datës 1 Nëntor është një mashtrim i përhapur nga opozita.
Sipas Ramës, çmimi i energjisë elektrike do të mbrohet nga Qeveria siç po mbrohet. Gjithsesi, kryeministri nuk e thekson nëse e ka fjalën për çmimin e energjisë elektrike në pëgjithësi, apo vetëm për fashën mbi 800 kw në muaj.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë?”, shkruan Rama në Twitter.