Rama sulmon Bushatin: Zëdhënës i rublave të Ilir Metës

30 October 2022, 15:20Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Rama sulmon Bushatin: Zëdhënës i rublave të Ilir Metës
Rama dhe Bushati

Kryeministri Edi Rama ka sulmuar përmes një postimi në Twitter, analistin Andi Bushati. Ky i fundit, në një shkrim të tijin, i cilësonte skandal 137 fluturime me charter të Ramës dhe se nuk ndjeu përgjegjësinë për të bërë transparencë.

"Prandaj, për skandalin e 137 fluturimeve me çarter, ai nuk ndjeu as përgjegjësinë më të vogël për të bërë transparencë. Prandaj ai nuk pati preokupimin e llogaridhënies për ata taksapaguees që nuk janë as me të, as me opozitën, por thjeshtë duan të dinë se si qeverisen." shkruante Andi Bushati në shkrimin e tij.

Pas këtij shkrimi, Rama e ka konsideruar Bushatin si zëdhënësin e opozitës së rublave dhe shton më tej se ka faj kryeministri që nuk bën transparencë për çdo shpifje.

"Aleanca e Rublave është përditë e më e qartë, çdo ditë e më e tërbuar, ditë pas dite më e dëshpëruar! Një zëdhënës i saj, ngrënës i paepur i turpit me bukë apo i bukës me turp: S’kanë faj ata që shpifin, po ka faj kryeministri që s’bën transparencë për çdo shpifje! #DavaRublash" shkruan Rama.

Pas postimit të Ramës, ka ardhur një reagim dhe nga Andi Bushati ku shkruan se kryeministrit i është kthyer në makth transparenca dhe e vërteta.

"Hahahaha, i eshte kthyer ne makth transparenca dhe e verteta. Serisht nuk thote dot diçka te sakte por fshihet duke pergenjeshtruar abuzime gjithfarellojshe.
Psh sa kane ikur nga Shqiperia gjate mandateve te tij? A jemi bere vendi me emigrimin me te madh ne rajon? Pse?
Duhet ti falim gjithe rublat qe kemi marre keto vite vetem te thote njehere te verteten" shkruan Bushati në një postim në rrjetet sociale.


Video