Balluku elozhe Ramës: E ka rritur bujqësinë më shumë se çdo vend në Ballkan

29 October 2022, 14:45Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Balluku elozhe Ramës: E ka rritur bujqësinë më shumë se
Belinda Balluku

Nga Dibra aty ku ndodhet me kryeministrin Rama prej dy ditësh, zv. Kryeministrja Belinda Balluku i ka bërë elozhe eprorit të saj përsa i përket zhvillimit të bujqësisë në vend.

Sipas Zv.Kryeministres dhe njëherësh ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Bujqësia ka rritjen më të madhe të eksporteve 1.5 % në krahasim me vendet e tjera të Open Balkan.

Ajo thotë se Dibra është ajka e bujqve edhe pse, sipas saj “Braçe nuk do të ishte dakord, sepse për të është Divjaka”.

 

 


Video