"Flet sikur ka traktin tretës në tru", Berisha: Kërkoj largimin përfundimtar të Edi Ramës

31 October 2022, 12:32Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Flet sikur ka traktin tretës në tru", Berisha: Kërkoj
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha, njëherësh kryetar i PD, në një konferencë për mediat, ka theksuar se është koha që kryeministri Edi Rama të dorëhiqet menjëherë.

Sipas tij Rama është i vetmi kryeministër në Europë dhe në botë, i cili ka abuzuar në mënyrë të përsëritur me taksat e shqiptarëve. Sipas tij inceneratorët, parku i Butrintit dhe udhëtimet e luksit janë disa nga shkeljet e Edi Ramës.

“Jam sot këtu për të kërkuar dorëheqjen dhe largimin përfundimtar nga çdo funksion të Edi Ramës, i cili me aktet e tij antiligjore, antikushtetuese është sot simboli më i nxirë i pushtetarit abuziv, që nuk njeh normë, standard, moral, ligjor apo kushtetues kur vjen puna për pasurimin e tij, për luksin e tij, për pushtetin e tij (...) Edi Rama duhet të japë dorëheqjen të largohet menjëherë, sepse është i vetmi kryeministër në Europë dhe botë që ka realizuar me charter 137 udhëtime. Nuk ka kryeministër kund që të ketë realizuar me charter as gjysmën e udhëtimeve të Edi Ramës. 22 milionë euro udhëtime janë një abuzim i çmendur i shfrenuar, janë më shumë se çka shpenzuar Byroja Politike e Diktaturës.

Ju garantoj në 20 vite të marra sëbashku me një gjakpirje të pamëshirë, e pensionistëve, arsimtarëve, mjekëve pedagogëve, për të gjitha këto Rama ka si shpjegim depersonalizimin e tij të plotë, kur u thotë shqiptarëve se ka shpenzuar 150 lekë të vjetra për udhëtim, kur u thotë shqiptarëve se charterin, “ismailin” e Air Albania i është dhënë për promocion të avionit paçka se avioni në një udhëtim për promociojn shpenzon 150 mijë euro minimumi.

Qefli i madh propocionesh na del, turpi i turpeve. Edi Rama për të mbuluar këtë superskandal, faktin se ai ka përdorur charter ndofta sa të gjithë kryeministrat e Europës e detyron atë të flasë me gjuhën e një ordineri, sikur ka traktin tretës në tru, dhe gojën si pjesë fundore të këtij trakti, ai duhet të largohet menjëherë si kryeministër. Rama është një armik i votës së lirë të shqiptarëve. Djemtë nga Dibra janë zotuar përsëri në një show festiv, foli përsëri për plaçkitje dhe grabitje të votave. Të përdorësh një show festiv të zotohesh se do grabis votat sfidon shqiptarët që besojnë ke vota e lirë, dhe i mobilizon ata për të të dhënë përgjigjen që meriton armiku i votës së lirë”, tha Berisha.

 


Video