"Çfarë ke bërë kur punoje në Bashki, mos ke fjetur si Luli?", Rakipi vë në siklet Këlliçin për karrierën e tij

31 October 2022, 22:02Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
"Çfarë ke bërë kur punoje në Bashki, mos ke
Belind Këlliç dhe Ylli Rakipi

Deputeti i PD dhe njëherësh kandidat në primaret e selisë blu për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi në emisionin e “Të Paekspozuarit ka deklaruar se e ka nisur karrierën e tij në politikë që në 2009 kur është kthyer nga SHBA pas diplomimit.

Këlliçi ka folur për karrierën e tij që përfshin punën në FRPD, punën në Bashkinë e Tiranës, kur ajo drejtohej nga Lulzim Basha dhe zgjedhjen si deputet i PD.

I pyetur nga Ylli Rakipi se çfarë ka bërë në zyrat e Bashës dhe në këtë plan mos ka fjetur dhe ai aty, Këlliçi i vënë në siklet tha se ai i ka kryer punët e veta me përpikmëri dhe korrektesë.

Pjesë nga biseda:

Ylli Rakipi: Çfarë ke bërë ti deri sot që shkove 35 vjeç, për të mundur një përbindësh, në mënyrë metaforike. Çfarë ke bërë ti deri sot?

Belind Këlliçi: Unë në vitin 2009 jam kthyer në Shqipëri, pasi kam përfunduar studimet në SHBA. Jam kthyer në Tiranë, për të qëndruar pranë familjes dhe së dyti për të ndjekur një rrugëtim dhe ëndërr timen që ka qenë politika dhe kontributi në shoqëri. Kam filluar angazhimin politik në vitin 2015 në strukturat e PD.

Kam garuar dhe jam zgjedhur kryetar i forumit rinor, pozicion që i kam dedikuar shtatë vite të plota. Në vitin 2021 jam zgjedhur deputet i Kuvendit të Shqipërisë, me mbi 11 mijë vota personale, duke kaluar edhe herësin.

Ylli Rakipi: Ti paske punuar në zyrat e Lulit në Bashki. Çfarë ke bërë aty? Mos ke fjetur edhe ti si Luli aty?

Belind Këlliçi: Unë i kam bërë punët me devotshmëri dhe korrektesë. Jam marrë me projektet kulturore, kam ndjekur të gjithë eventet që janë organizuar. Nuk kam qenë ndonjë titullar i lartë. Nuk hyj te ata që mendojnë se Basha ka fjetur vetëm gjumë.

Basha mirë apo keq, 80 leje ndërtimi ka dhënë. Ky ka dhënë mbi një mijë vetëm vitin e kaluar.

Disa projekte të mira u bënë, u arrit të përfundoheshin. Në vitin 2013 edhe me ndërrimin e pushtetit, pati bllokim të punëve në Bashki që më pas u implementuan me ardhjen e Veliaj. Me aq sa kam patur mundësi kam dhënë shembullin tim.

Në 6 vite që kam punuar në administratë publike, nuk mund të më ngrejë askush asnjë akuzë të vetëm që kam abuzuar apo kam shkelur ligjet.

 


Video