VIDEO/ Damian Gjiknuri nuk mban lotët për humbjen e Gerti Bogdanit!

19 Shtator 2024, 13:49Politikë SHKRUAR NGA REDAKSIA VOX
Damian Gjiknuri

Ish-deputeti i PD, Gerti Bogdani, i cili u largua në mënyrë të parakohshme nga jeta një ditë më parë pas një arresti kardiak do të përcillet sot në banesën e fundit.

Kuvendi i Shqipërisë hapi dyert për homazhet në nderim të ish-deputetit.

Mes lotëve, Damian Gjiknuri u shpreh se kjo humbje e parakohshme, i ka tronditur të gjithë.

Gerti Bogdani ndërroi jetë në moshën 44-vjeçare. Ai ishte politikan dhe ish-deputet i Partisë Demokratike për dy mandate.

Bogdani ka qenë deputet në një moshë fare të re, për dy legjislatura, ndërsa në vitin 2023 ishte pjesë e garës së primareve për të kandiduar nga radhët e PD-së për Bashkinë e Tiranës.

Video